“Ndalimi i eksportit të grurit dhe misrit nga Serbia, i cili hyn në fuqi nesër, nuk do të zbatohet për Maqedoninë e Veriut. Mullixhinjtë tanë do të mund t’i sigurojnë sasitë e kontraktuara”.

Këtë e tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, Ljupço Nikollovski. Ai në një konferencë për media në Qeveri, pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski i shpalli masat e reja për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive, tha se po bëhen përpjekje intensive për të gjetur plasmanin e pemëve dhe perimeve, veçanërisht pjeshkës, mollës, duhanit dhe rrushit.

Nikollovski tha se Qeveria në periudhën e ardhshme do të shqyrtojë edhe masa të tjera intervenuese në bujqësi, të cilat, siç tha, do të miratohen me kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me iniciativën time u zhvillua sot një takim online me ministrat e bujqësisë nga rajoni. Ministri serb nuk ishte i pranishëm, por ishin përfaqësues të Qeverisë dhe kabinetit të tij. Serbia do të marrë vendim të duhur nesër, sot ai vendim do të na dërgohet të gjithë neve, ministrave të rajonit. U konfirmua se vendimi nuk do të zbatohet për sasitë e dakorduara të grurit që nevojiten për industrinë tonë të grurit, gjegjësisht se vendimi nuk do të zbatohet për rajonin”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U dërgua sërish një mesazh qetësie, se kemi rezerva të mjaftueshme, 45 mijë ton grurë, mbi 10 mijë ton misër, rreth 9 mijë ton elb. Kemi marrë garanci nga Serbia se do të kujdesen për furnizimin e produkteve të nevojshme, grurit dhe drithërave të tjera për të gjithë rajonin, vendimi nuk do të vlejë për vendet e rajonit”, tha Nikollovski./Telegrafi/

Nikollovski: Ndalesa e Serbisë për eksportin e grurit nuk vlen për RMV-në shkruan Telegrafi.