Zëvendëskryeministri për Luftimin e korrupsionit, Ljupçe Nikollovski kishte takim me kryetaren e “Transparency International” në Maqedoni, pas publikimit të indeksit më të ri, në të cilin Maqedonia radhitet në vendin e 111-të në botë.

Nikollovski dhe Taseva kanë biseduar për raportin e fundit dhe janë dakorduar aktivitetet e mëtejshme të përbashkëta.

Nikollovski në emisionin “24 analiza” tha se bashkërisht me organizatën do të punojë në notimin e fushave kyçe që është e nevojshme të veprohet gjatë kësaj periudhe.

“Të gjithë na duhen dhe i pranojmë vërejtjet dhe do të dalim me Plan aksional konkret. Bashkërisht me Transparency International Maqedoni do ta bëjmë planin aksional dhe ka vullnet të madh politik”, tha Nikollovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se momentalisht në mënyrë intensive punohet në reformat dhe me riorganizimin në fushën e luftimit të korrupsionit./Telegrafi/

Nikollovski pas takimit me Tasevën: Bashkërisht do ta bëjmë Planin aksional kundër korrupsionit shkruan Telegrafi.