Kryesia qendrore e BDI-së, është mbledhur në Selinë Qendrore në Reçicë të Vogël. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se në mbledhje do të diskutohet për draft platformën e legjitimitetit që ka përgatitur Paul Williams, dhe për idenë e vetingut.

“Do të flitet për shënimin e përvjetorit të arritjes së marrëveshjes paqësore të Ohrit, gjithashtu do të diskutohet lidhur me draftin që e ka përgatitur autori i MO-së, Paul Williams, që ka të bëjë me sanksionimin e legjitimitetit dhe me respektimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e qeverisë, të shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike, po ashtu do të diskutohet me edhe lidhur me politikën të kamotshme që ka të bëjë me vetingun nga ekspertë euro-amerikanë, ekspertë ndërkombëtarë”, deklaroi Ademi.

The post Nis mbledhja e BDI-së, Ademi: Do të flasim për platformën e legjitimitetit dhe për idenë për veting appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";