Nis vendosja e targave të kuqe në automjete zyrtare, me targa speciale do të pajisen 7500 automjete

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë ka nisur procedurën e “brendimit”, përkatësisht shënjimit të të gjitha automjeteve zyrtare në shtet.

Qëllimi është që deri më 29 shtator, pra deri në fillim të fushatës për zgjedhjet lokale, të gjitha automjetet zyrtare dhe ato në pronësi të shtetit të jenë të brenduara, gjegjësisht të pajisen me targa të reja, speciale dhe me ngjyrë”, deklaroi drejtori i këtij shërbimi, Ivica Tomovski.

Tomovski në konferencën për shtyp njoftoi se bëhet fjalë për rreth 7 deri në 7.500 automjete, duke theksuar se Ministria e Punëve të Brendshme deri më 31 dhjetor të këtij viti ka marrë përsipër të përgatisë një regjistër të automjeteve zyrtare.

“Dje shënuam 34-vjetorin e pavarësisë dhe gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar shpesh premtime se do të bëhet brendimi dhe se do të parandalohet abuzimi i mundshëm i automjeteve zyrtare për qëllime private apo partiake, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur. Tani po e tregojmë në vepër. I kemi dhënë udhëzime dhe rekomandime të gjitha institucioneve të fillojnë menjëherë me ndërrimin e targave. Ky është thirrja e dytë. Afati është deri më 15 shtator që të gjitha automjetet të brendohen. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të bëjmë edhe një thirrje të tretë, me qëllim që deri më 29 shtator, pra deri në fillimin e fushatës për zgjedhjet lokale, të gjitha automjetet zyrtare dhe ato në pronësi të shtetit të jenë të brenduara”, theksoi Tomovski.

Advertisement

Ai sqaroi se rregullorja nuk parasheh gjoba, por nëse disa institucione shmangin ose nuk e realizojnë brendimin deri më 29 shtator, atëherë do të detyrohen ta bëjnë gjatë regjistrimit të automjeteve, kur automatikisht do të marrin targa speciale me ngjyrë.

“Ju jeni këtu si media, janë këtu institucionet për të treguar me çfarë automjetesh disponon shteti, gjithashtu edhe Komisioni Antikorrupsion që tashmë ka një lloj regjistri. Të lëmë hapësirë deri në fund të javës, mendoj se të gjitha institucionet do të përgjigjen”, u shpreh Tomovski.

Rregullorja parashikon që të brendohen të gjitha automjetet që janë në pronësi të shtetit – ato të qeverisë, komunave, ndërmarrjeve publike dhe çdo automjet tjetër me pronësi dominuese shtetërore.

“Rregullorja do të pësojë disa ndryshime gjatë vitit, sepse përfshin edhe automjete me destinim specifik, siç janë disa të Ministrisë së Brendshme dhe të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Këto do të përjashtohen nga brendimi, por të gjitha të tjerat do të jenë të detyruara të brendohen. Bëhet fjalë kryesisht për automjetet që i përdor administrata. Një pjesë e automjeteve të MPB-së do të përjashtohen, por pjesa tjetër do të brendohet pasi shfrytëzohen nga administrata”, deklaroi Tomovski.

Advertisement

Vendimi për këtë risi është marrë në mbledhjen e qeverisë më 29 korrik, ndërsa të parat institucione që kanë filluar tashmë brendimin e automjeteve janë Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Zonat e Lira Industriale, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari si dhe Drejtoria e Doganave.

The post Nis vendosja e targave të kuqe në automjete zyrtare, me targa speciale do të pajisen 7500 automjete appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy