
Një shtetas i Maqedonisë është gjetur pa shenja jete në një apartament ku po qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës.
Ngjarja tragjike, sipas policisë ka ndodhur më 26 korrik, në lagjen numër 1 të qytetit.
“Policia në Sarandë ka bërë të ditur se viktima e identifikuar si O. J. (20) u gjet nga familjarët e tij, ndërsa ndodhej në apartamentin ku po qëndronte gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, bëjnë të ditur mediat.
Ekzaminimi paraprak i trupit nuk ka zbuluar gjurmë të dhunës. Dyshohet se i riu ka vdekur nga shkaqe natyrore, por obduksioni duhet të konfirmojë shkakun.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar gjitha rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.
Ky është fundi i dytë tragjik i një shtetasi nga Maqedonia, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri.
Në plazhin e Kavajës është mbytur edhe një shtetas i Maqedonisë (66-vjeçar). Sipas policisë, ai pësoi sulm në zemër pasi hyri në det.
The post Një 20 vjeçar shtetas i Maqedonisë së Veriut gjendet pa shenja jete në një banesë në Sarandë appeared first on Telegrafi.