Një ari i vrarë me dy këlyshë është gjetur mëngjesin e sotëm në parkun kombëtar të Mavrovës në afërsi të fshatit Zhirovnicë, njofton Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (ISHM).

ISHM thotë se Inspektori i Lartë i Natyrës nga Departamenti për Inspeksion Natyror-Perëndim ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm bazuar në informatat e marra me email dhe telefon nga dhe “Parku Kombëtar – Mavrovë”.

“Në orët e mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Zhirovnicë, më saktësisht përballë hyrjes së fshatit, shërbimi rojtar ka vërejtur se janë qëlluar me armë zjarri tre arinj: një femër me dy këlyshë. Gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm është përpiluar Procesverbali i të gjeturave nga ISHM, gjatë të cilit do të bëhet procedurë e mëtutjeshme inspektuese, ku të pranishëm janë edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe policia”, thonë nga ISHM.

Nga Inspektorati thonë se trupat e arinjve të pushkatuar janë transferuar në një ftohës të posaçëm në PK të Mavrovës, Universiteti i Mavrovës, ndërsa gjatë kontrollit nuk ka pasur persona nga Agjencia për Ushqim dhe Mjekësi Veterinare (AUMV) dhe nga Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga Policia është duke u zhvilluar një procedurë e posaçme hetimore për gjetjen dhe sanksionimin e autorit”, tha ISHM.

The post Një ari me dy këlyshë janë vrarë në parkun kombëtar “Mavrova” appeared first on Telegrafi.