Një cisternë me naftë u kaplua nga flakët sot në mëngjes pasi që doli nga rruga Gjevgjeli – Bogdanci, por zjarri u shua nga zjarrfikësit. Për shkak të incidentit, komunikacioni në rrugën Gjevgjeli – Bogdanci është ndërprerë, kumtoi drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov.

“Paradite, një cisternë e cila transportonte naftë, doli nga rruga rajonale Gjevgjeli – Bogdanci dhe u përmbys, pas çka erdhi deri te rrjedhja e naftës dhe kaplimi nga flakët. NJTZ Gjevgjeli arriti shpejtë në vendin e aksidentit dhe me shkumë të posaçme e shoi zjarrin i cili shkaktoi tym të zi të dendur dhe në këtë moment kanë kontrollin e plotë”, tha Angellov.

Ai shtoi se rrjedhja e naftës vazhdona akoma, por se rreziku për paraqitje të një zjarri tjetër është minimizuar.
Angellov paralajmëroi informata shtesë për hapat e ardhshëm për përballje me situatën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";