Një djalë i moshës 19-vjeçare nga fshati Miravc ka ndërruar jetë sot në mëngjes rreth orës katër, kur automjeti “BMW” të cilin e ka drejtuar ka dalë nga rruga në rrugën rajonale ndërmjet fshatrave Miravc dhe Davidovë, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme të Strumicës.

Në deklaratë thuhet se djali ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa e ka konstatuar vdekjen mjeku i Urgjencës.

Inspektim është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB – Gjevgjeli, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i djalit është dërguar për autopsi.

The post Një djalë 19 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Gjevgjeli appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";