
Motoskafi i djegur dje në liqenin e Ohrit dhe dy të tjera që u përfshinë në afërsi, flet për katastrofë më të madhe që mund të kishte ndodhur, por që u shmang.
“A ka Ohri kushte të sigurta për parkimin e anijeve? Aktualisht asnjë. Parkohen në gjithë liqenin, të ankoruara kudo”, tha Dimitri Çekrexhi- pronar i varkës.
“Assesi. Mbushja e anijes është problemi më i madh. Varka ime ka nevojë për më shumë hapësirë dhe duhet të bësh më shumë manovra për të dalë dhe për të filluar punën”, u shpreh Zoran Angelloski- pronar i varkës.
Para çdo cikli zgjedhor, banorët e Ohrit dëgjojnë premtime për ndërtimin e një marine, kurse ndërkohë, gjithçka që po bëhet në këtë drejtim është improvizim i thjeshtë, kështu që shumica e anijeve janë të parkuara në kanal ku derdhet karburant dhe kryhen riparime. Kjo nënkupton rreziku sikur incidenti i djeshëm.
“Jo vetëm që kjo nuk po zbatohet, jo vetëm që kandidatë të ndryshëm për kryetarë komune na e kanë premtuar këtë për vite me radhë, por edhe ajo që ekziston nuk po mirëmbahet. Nuk ka vend ku të vendoset karburanti, nuk ka shërbim sigurie që do të garantojë se askush nuk do të vjedhë asgjë nga anijet dhe shumë anomali të tjera që ndodhin në vetë kanalin, sepse nuk është marinë e mirëfilltë, por improvizim që është përdorur për të mbledhur fonde nga të gjithë ne që kemi anije”, theksoi Zoran Angelloski – pronar i varkës.
“Nuk besoj se do ta bëjnë, nipërit dhe mbesat e mi nuk do ta përjetojnë. E lexova kontratën që thotë se nuk më lejohet të vendos karburant atje. Ku të vendos? A ka pikë moderne për karburant, që të mos bëjmë gjëra të këtilla sapse na mori flaka dje. Kjo mund të më ndodhë edhe mua. Tani ka marina moderne me pompa, por ne nuk kemi as marinë dhe as pompa”, theksoi Dimitri Çekrexhi- pronar i varkës.
Ministria e Transportit ende nuk i është përgjigjur pyetjes së Alsat nëse është planifikuar marinë dhe kur do të fillojë ndërtimi i saj. Në Kapedaninë e Ohrit janë të regjistruara 3269 anije, shumica e të cilave lundrojnë nëpër liqenin e Ohrit./Alsat/
The post Një fatkeqësi e madhe u shmang dje në Ohër, një motoskaf u përfshi nga flakët appeared first on Telegrafi.