Një djalë 17- vjeçar me autizëm është lidhur dhe rrahur në spitalin psikiatrik në “Demir Hisa” pasi ishte agresiv. Nëna e tij tregoi mes lotësh se fëmijën e kanë çuar atje një muaj më parë dhe dje e kanë çuar në shtëpi në gjendje shumë të keqe dhe me plagë në të gjithë trupin. Nuk qëndronte dot as në këmbë.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, shpjegoi se fëmija me autizëm është trajtuar sipas të gjitha protokolleve të dhëna nga ekspertët e psikiatrisë. Më vonë ka lëshuar një komunikatë, në të cilën është sqaruar se për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientëve në Manastir, vlerëson se është i nevojshëm formimi i një komisioni ekspertësh.

Dëshmia e nënës, e cila e shumë shpejt është përhapur në rrjetet sociale, ka shkaktuar reagime në opinioni. Avokati i Popullit ka deklaruar këtë verë se gjendja e institucionit në Demir Hisar është në gjendje katastrofike, sepse nuk ka higjienë, por ka dhunë dhe lëndime, me pajisje për lidhje dhe torturimin e pacientëve. /Telegarfi/

The post Një fëmijë 17 vjeçar me autizëm i lidhur me zinxhir në spitalin psikiatrik në Demir Hisar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";