SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën “Bllagoja Toska”, ku një automjet ka goditur një fëmijë dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 02.11.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në bulevardin „Bllagoja Toska“ në Tetovë, një automjet i pasagjerëve ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar-këmbësor nga Tetova, pas çka shoferi me automjet është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë.

Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";