
Vetëm një grua u zgjodh për kryetare të komunës në rrethin e parë në zgjedhjet lokale 2025 – Beti Stamenkoska Trajkoska nga OBRM-PDUKM, e cila do ta udhëheqë Komunën e Kisella Vodës.
Përveç saj, edhe tre kandidate kaluan në rrethin e dytë: Marija Naceva (OBRM-PDUKM) në Negotinë, Natalia Dimitrieva (OBRM-PDUKM) në Demir Kapi dhe Sonja Stamenkova (LSDM) në Makedonska Kamenica. Në këto zgjedhje garuan gjithsej 309 kandidatë për kryetar të komunave, prej të cilëve vetëm 32 ishin gra, që është 10.35 për qind nga numri i përgjithshëm.
Më shumë kandidate – tre – kishte në Prilep, ndërsa nga dy garuan në Manastir, Veles, Karposh, Kisella Vodë, Negotinë dhe Qendër.
Në 16 komuna në Qytetin e Shkupit kishte vetëm nga një kandidate grua. Në një pjesë të madhe të komunave, gratë nuk ishin aspak të pranishme në fletëvotime.
Nga gjithsej 44 kryetarë të komunave të zgjedhur në rrethin e parë, vetëm njëra është grua, që përfaqëson 2,2 për qind të përfaqësimit gjinor.