Një i vdekur dhe shtatë të lënduar, është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur në rrugën drejt Strazhës.

Siç informon MPB, të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostivarit.

“Sot rreth orës 15:30 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën Gostivar – Kërçovë, ka ndodhur aksident trafiku në mes një xhipi Mercedes, makine BMV dhe një kamiioni. Një person që ka qenë në kamion ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Gostivarit”, thonë nga MPB.

Komunikacioni në këtë rrugë akoma është në ndërprerje, ndërsa Prokuroria e Gostivarit është duke kryer ekspertizë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident afër Strazhës shkruan Telegrafi.