MPB njoton se gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku.

“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin TMV MAN ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat, nuk ka të lënduar.

Policia është njoftuar për vendkalimin kufitar Bllacë dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet. Nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC po shkarkohet në vend malli, i pranishëm është edhe shërbimi doganor”, thuhet në njoftim.

Një kamion është përmbysur në afërsi të rrugës kryesore në vendkalimin kufitar Bllacë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";