Një nga konviktet studentore do të mbetet i mbyllur këtë vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Konvikti shtetëror i studentëve “Kuzman Josifovski – Pitu” këtë vit do të mbetet i mbyllur për studentët për shkak të rikonstruimit të plot të këtij objekti.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se pavarësisht punimeve studentët nuk do të mbeten rrugëve. Ata që plotësojnë kushtet do të kenë akomodim të sigurt.

Në rast nevoje, për studentët në dispozicion do të jenë edhe konviktet e nxënësve të shkollave të mesme.

“Rikonstruksioni është i plotë dhe, përveç punimeve ndërtimore, përfshin edhe hidraulikë, kanalizime, energji, inxhinieri mekanike, panele fotovoltaike, në mënyrë që konsumi i llojeve të tjera të energjisë dhe çlirimi i dyoksidit të karbonit të mund të reduktohen në minimum. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që në katin përdhes të sigurohen dhoma për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, të cilat nuk ekzistonin më parë, por tani do të ekzistojnë”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski kujtoi studentët se gradualisht të gjitha konviktet studentore do të përjetojnë ndryshim thelbësor kur bëhet fjalë për krijimin e kushteve më të mira për banim dhe mësim.

“Është e rëndësishme që ne ta përfundojmë këtë projekt dhe që të rinjtë, studentët, më në fund të marrin kushte më shumë se të mira akomodimi. Të paktën nga ajo që pamë brenda, si do të dukej një dhomë, krahasuar me atë që ishte më parë, është një ndryshim i madh. Ata do të kënaqen vërtet duke e zotëruar lëndën në fakultete. Mund t’u uroj vetëm studime të suksesshme, që projekti të përfundojë së shpejti dhe që studentët të fillojnë të vendosen”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.

Projekti për konviktet studentore përfshin tre faza. Në fazën e dytë do të rinovohen konviktet në Ohër, Shtip, Prilep dhe konvikti studentor “Tome Stefanovski-Seniq” në Shkup, ndërsa në fazën e tretë do të rinovohen konviktet studentore “Goce Delçev” në Shkup dhe konvikti studentor në Manastir.

Sipas Ministrisë së Arsimit, secila prej fazave duhet të kushtojë rreth 17 milionë euro ndërsa deri më tani janë siguruar 30 milionë euro për të përfunduar këto projekte./Alsat/

Advertisement

The post Një nga konviktet studentore do të mbetet i mbyllur këtë vit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy