Një shtetas i Maqedonisë ka humbur jetën në një aksident trafiku në Kroaci

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nënshtetas i Maqedonisë 51 vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në rrugën magjistrale Bregana në Lipovac të Kroacisë, dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur, raporton 360 gradë, përcjell Telegrafi.

Aksidenti siç lajmërojnë nga mediumet nga Kroacia, ka ndodhur në ora 19 gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa njoftimi për aksidentin është pranuar në Qendrën Operative të Komunikimit të Drejtorisë së Policisë Brod-Posavinë.

SPB Brod-Posavina bën të ditur se i ndjeri ishte shtetas i Maqedonisë dhe ishte pasagjer në një veturë me targa italiane. Sipas informacioneve edhe i lënduari është shtetas i Maqedonisë.

Hetimet policore janë duke vijuar dhe pas hetimeve do të dihen shkaqet e daljes së makinës nga rruga.

Advertisement

Për momentin nuk është bërë i ditur identiteti i dy shtetasve të Maqedonisë./Telegrafi/

The post Një shtetas i Maqedonisë ka humbur jetën në një aksident trafiku në Kroaci appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy