Një shtetas i Maqedonisë është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Shqipëri në afërsi të vendkalimit Qafthanë, pak pas mesnate.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prenjas-Librazhd, në afërsi të vendit të quajtur Pishkas, rreth orës 00:10, kur janë përplasur një makinë e udhëtarëve “Mercedes” dhe një kamion me targa të Shkupit, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë”, informojnë nga policia rrugore.

Si pasojë e aksidentit e ka humbur jetën bashkëudhëtarja, ndërsa ka mbetur i lënduar rëndë Z.S (34), i cili drejtonte makinën.

I lënduari është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit, e më pas në spitalin rajonal të Elbasanit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkak i aksidentit me shumë gjasa kanë qenë lëvizja e makinave me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

The post Një shtetas i RMV-së është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku në Shqipëri appeared first on Telegrafi.