Policia gjermane ka kapur 23 kilogram kokainë në vlerë prej miliona eurove. Droga është kapur nga policia kufitare në Lindau dhe policia e autostradës A7, në afërsi të tunelit Fisen, që lidh Austrinë me Gjermaninë.

Droga është kapur në një makinë të tipit Citroen, që po drejtohej nga 41-vjeçari, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Të martën policia gjermane njoftoi se pas kontrolleve në makinën Citroen është gjetur droga e vendosur në bunker të posaçëm, ndërsa tek shtetasi maqedonas janë kapur edhe para të gatshme, vlera e të cilëve nuk bëhet e ditur.

The post Një shtetas i RMV-së kapet me drogë në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";