Një italian vdiq përderisa ishte në gjueti në zonën e Kodrës së Diellit. Ai vdiq në një nga vendet e gjuetisë në Malin Shar përderisa po kërkonte kafshë të egra dje rreth orës 9:00.

“Dje rreth orës 09.30 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur “Gjuetia Jelovjane-3”, në zonën e Kodrës së Diellit, ka vdekur R.B. (64) nga Italia, i cili ishte në gjueti përmes një shoqate gjuetie nga fshati Bogovinë, Tetovë. Një mjek nga Shërbimi Emergjent Mjekësor ka konfirmuar vdekjen pa gjurmë dhune, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi do t’i jepet familjes.

Një shtetas italian ndërroi jetë gjatë gjuetisë në Kodrën e Diellit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";