Një shtetase 75-vjeçare e RMV-së dje u nxor pa shenja jete në plazhin e Sozopolit në komunën e Nea Propontidës, në Halkidiki. Asaj iu dha menjëherë ndihma e parë nga ekipi i shërbimit të urgjencës mjekësore, pas së cilës u dërgua në spital, por mjekët e shpallën të vdekur.

Roja Bregdetare greke njoftoi se Autoriteti Bregdetar i Nea Moudanias u informua se “një shtetase e huaj 75-vjeçare (shtetas i RMV-së) u nxor pa jetë nga plazhi i Sozopolit, në komunën e Nea Propontidës”.

Pas mbërritjes së një ambulance, asaj iu dha ndihma e parë dhe më pas u transferua në Qendrën Shëndetësore të Nea Moudanias, ku u shpall e vdekur.

Ata raportuan gjithashtu se si pjesë e hetimit paraprak, u urdhërua një autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Selanik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është rasti i katërt i mbytjes së shtetasve të RMV-së në plazhet greke këtë sezon./Telegrafi/

The post Një shtetase e Maqedonisë u mbyt në Halkidiki, trupi dorëzohet për autopsi appeared first on Telegrafi.