Komunikacioni hekurudhor në shtet është normalizuar, pasi sot në orën 13 është paguar paga e prillit në “HRMV Transport SHA Shkup” dhe është ndërprerë bojkoti të cilin e filluan sot në mëngjes të punësuarit.

Gjatë bojkotit disaorësh nuk kanë qarkulluar dy trena, një i udhëtarëve dhe një i mallrave.

“Sot në HRMV Transport SHA Shkup në orën 13:00 është lëshuar paga e prillit. Të punësuarit vazhdojnë me punë, trenat qarkullojnë sipas itinerarit”, informuan nga HRMV Transport.

The post Normalizohet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";