Është normalizuar trafiku në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë-Rostushë, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Trafiku në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë-Rostushë në afërsi të vendit të quajtur “Mellniçki Most” përballë hotelit Banjat e Dibrës, për automjetet motorike të udhëtarëve zhvillohej në një korsi për shkak të rrëshqitjes së dheut, e cila është sanuar.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Normalizohet trafiku në rrugën Dibër – Mavrovë – Rostushë shkruan Telegrafi.