
Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat e analizave të bëra të 147 mostrave nga 39 vende matëse.
“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 22 deri 25 prill mori 147 mostra për analizë fizike-kimike dhe 147 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 39 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup.
Ndërmarrja publike, siç bëjnë të ditur nga aty, me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të qytetit Shkup, këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësi dhe siguri të ujit për pije, i marrë nga analizat e bëra në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
The post NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije appeared first on Telegrafi.