Ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës, apelon tek qytetarët që të mos parkojnë veturat e tyre vend e pa vend, respektivisht afër kontejnerëve për shkak se e ekipet e NPK nuk mund t’i marrin mbeturinat.

“Në shumë vende në qytet ekipet e NPK nuk mund t’i marrin mbeturinat për shkak të veturave që qytetarët i parkojnë afër kontejnerëve dhe si rezultat i kësaj kundërmon erë e keqe dhe krijohen grumbuj mbeturina. Lusim qytetarët të jenë më të ndërgjegjshëm ndërsa policia më efikase në parandalimin e dukurive të ngjashme.

Ekipet e NPK në këto ditë të nxehta kur bashkatdhetarët tanë janë në vendlindje kanë shtuar kapacitetin e tyre që të krijojmë një qytet të pastër dhe pa mbeturina. Kjo kërkon përkushtimin dhe bashkëpunimin edhe te qytetarëve që bashkërisht të krijojmë një ambient të pastër”, thuhet në njoftimin e NPK “Tetova”./Telegrafi/

The post NPK “Tetova”: Mos parkoni vetura afër kontinjerëve, bëhen pengesë gjatë mbledhjes së mbeturinave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";