NPRRSH: Nuk ka devijime nga periudha e planifikuar për lëshim të një pjese të autostradës Kërçovë – Ohër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRR) thonë se aktualisht nuk ka devijim nga periudha e planifikuar për vënien në funksion të një pjese të autostradës Kërçovë-Ohër, nga Vërbjani deri në Ohër, me përjashtim të pjesës pranë Botunit, pasi paraprakisht ishte paralajmëruar se kilometrat e parë do të vihen në funksion në fillim të sezonit veror.

Në një deklaratë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, nga NPRRSH sqarojnë se po kryhet punë intensive në terren me theks të veçantë në pjesën nga fshati Vërbjani deri në Ohër, ku po kryhet asfaltimi në pjesën nga Vërbjani deri në Botun – traseja kryesore.

“Po përparon me shpejtësi ndërtimi i rrugëve hyrëse nga Vërbjani der në Slivovë, Slivovë-Arbinovë, Arbinovë-Izdegllavje, Izdegllavje-Pesoçan, Pesoçan-Novosellë, Novosellë-Botun, si dhe ndërtimi i rrugëve hyrëse për në fshatin Gorenci dhe fshatin Orovnik. Po realizohet faza e fundit para asfaltimit dhe aktiviteteve të ndërtimit në kryqëzimet Arbinovë dhe Izdegllavje, është duke u vendosur gardh teli dhe një gardh elastik, ndërsa në Klimeshtan ana e djathtë është përfunduar dhe është lëshuar nën një regjim të përkohshëm trafiku dhe tani po fillojnë aktivitetet në anën e majtë të rrugës kryesore. Faza e parë e kryqëzimit të Trebenishtës ka filluar dhe po kryhen punime intensive nga Podmolje deri në hotel Ambasador për ndërtimin e shtyllave për rrugën, ndërtimin e një muri mbajtës, si dhe ndërtimin e një rrjeti të kanalizimeve dhe ujërave atmosferik. Po punohet edhe në mbikalimin te Shën Erazmi, por edhe në anën e majtë nga Podmolja deri në Ohër, ku po instalohet një gardh elastik në pjesën qendrore, si dhe po kryhen punime përgatitore për asfaltimin e anës së djathtë të rrugës kryesore”, thonë nga Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikoloski parapraikisht disa herë ka njoftuar se 40 kilometra të autostradës Kërçovë-Ohër do të hapen para fillimit të sezonit veror, në segmentin nga fshati Vërbjani deri në Ohër, me një kryqëzim pranë fshatit Botun, ku ka probleme me shpatet. Pas shfaqjes së rrëshqitjeve të reja të dheut pranë Botunit, ka filluar puna për të kapërcyer problemin me hetime shtesë gjeoteknike dhe zgjidhje teknike të propozuara.

Advertisement

Siç theksojnë nga NPRRSH, është duke u zhvilluar përgatitja e një ndryshimi në projektin bazë për rrugën “Stabilizimi i përhershëm i shpateve dhe prerjeve”. Pas përgatitjes së të gjithë dokumentacionit të projektit, do të kryhet një analizë e detajuar financiare.

Vlera e parashikuar e autostradës Kërçovë-Ohër, e cila është në ndërtim e sipër prej 10 vitesh, është 589 milionë euro sipas Aneksit nr. 3 të Marrëveshjes.

Sipas NPRRSH-së, ndërtimi i seksioneve të autostradës së korridoreve 8 dhe 10 d, të cilat po ndërtohen nga konsorciumi Behtel dhe Enka, po përparon me një ritëm të shtuar.

“Aktivitetet ndërtimore që po zhvillohen në të tre seksionet (Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan dhe Prilep-Manastir) përfshijnë punime dheu në traenë kryesore, ndërtim të kanaleve të kanalizimit, përforcim dhe betonim të urave, rregullim të regjimeve të përkohshme të trafikut, po kryhen gërmime, po kryhet mbrojtja e shpateve dhe të gjitha aktivitetet po zhvillohen me dinamikë të shtuar. Gjithsej fonde të paguara për Behtel dhe Enka janë 301,088,222.79 euro”, informojnë nga NPRRSH.

Advertisement

Që nga viti i kaluar, 261 milionë euro u janë paguar Behtel dhe Enkas për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10, ndërsa këtë vit, për këtë qëllim janë ndarë 130 milionë euro në buxhetin e Ministrisë së Transportit. Është planifikuar të punohet plotësisht në të gjithë rrugën Tetovë-Gostivar, me gjatësi 17 kilometra, në Gostivar-Bukojçan, afërsisht 17 kilometra dhe në Prilep-Manastir, 25 kilometra.

Për ndërtimin e fazës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, me gjatësi prej 10,5 kilometrave vijon thirrja për shprehje të interesit për mbikëqyrje. Thirrja për parakualifikim për mbikëqyrjen e ndërtimit të nënseksionit të autostradës TEN-T ruta 6 në gjatësi prej 10,5 km është hapur deri më datën 23 të këtij muaji.

Afati kohor për zgjedhjen e mbikëqyrësit, shpjegojnë nga NPRRSH, do të varet nga procesi i parakualifikimit, i cili koordinohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pas kësaj, njoftojnë ata, do të ketë një thirrje për oferta financiare nga kompanitë e interesuara për mbikëqyrje.

Punimet ndërtimore në autostradën A4, seksioni GP “Bllacë” – Shkup (kthimi “Stenkovec”), Nënseksioni 1, kanë përfunduar. Nga NPRRSH thonë se është në proces përgatitja e zgjidhjeve teknike për kryerjen e punimeve të rehabilitimit në rrethrrotullimet ku kanë ndodhur dëme.

Advertisement

The post NPRRSH: Nuk ka devijime nga periudha e planifikuar për lëshim të një pjese të autostradës Kërçovë – Ohër appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy