I dënuari me burgim të përjetshëm në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e tij për përsëritje të gjykimit të rastit gjyqësor.

Në bazë të dokumenteve të publikuara nga Islami, mësohet se Gjykata e Apelit ka sjell vendim që ta refuzojë kërkesën e avokates së Islamit, mes tjerash, për arsye sepse “nuk ka dëshmi të reja”.

Megjithatë, Islami premton se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi, për siç thotë, që të dëshmojë “pafajësinë e tij”.

“Beteja për drejtësi dhe liri vazhdon. Mos mendoni se do të dorëzohem ndonjëherë”, shkroi mes tjerash Islami duke hedhur dyshime se “ky vendim i Gjykatës ka për qëllim të asgjësojë dëshmitë e reja”./TV21/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post “Nuk ka dëshmi të reja”, gjykata refuzon kërkesën e Agim Islamit për përsëritje të gjykimit të rastit “Alfa” appeared first on Telegrafi.