
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka kërkuar të ndryshohet vendimi i qeverisë për numrin e këshilltarëve duke e zbatuar vendimin e gjykatës kushtetuese se nuk ka më ndarje të qytetarëve në rezident dhe jorezident.
Ai apelon që VLEN-i të reagojë mbi këtë çështje dhe t’i mbrojnë mërgimtarët.
Reagimi i plotë i Snopçes:
Java që vjen është java e fundit ku mundet të ndryshohet vendimi i qeverisë për numrin e këshilltarëve duke e zbatuar vendimin e gjykatës kushtetuese se nuk ka më ndarje të qytetarëve në rezident dhe jorezident.
Edhe njëherë ftoj njërin prej ministrave të VLENIT që në mbledhjen e kësaj jave të propozon Mickovskit zbatimin e vendimit të gjykatës kushtetuese.
Përndryshe do të jenë fajtor për heshtjen e tyre ndaj diskriminimit të komunave shqiptare.
Ashiqare, OBRM-PDUKM dëshiron të jep mesazh se për shtetin tonë, mërgimtarët tanë janë qytetar të rendit të dytë.
VlEN nuk duhet të FLEN. Duhet të ketë guxim dhe të mos hesht. Vetëm të kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës kushtetuese. Asgjë më shumë.
Mërgimtarët nuk meritojnë një qasje të tillë diskriminuese. Është momenti jo për veprim, por vetëm një propozim. Njëri prej ministrave e ngren gishtin dhe kërkon të zbatohet vendimi i gjykatës.
Nëse ministrat kanë punë më të rëndësishme dhe nuk mund të shkojnë në mbledhje të qeverisë, atëherë fjalë mund të kërkojë njëri nga zëvendës ministrat.
Edhe njëherë, java që vjen është java e fundit. Pastaj dot jetë vonë. Përndryshe do të mbetet një njollë për vet VLENIN për mosveprim dhe heshtje karshi OBRM-PDUKM-së.
The post Numrat e këshilltarëve nëpër komuna, Snopçe: Nga VLEN të reagojnë ndaj diskriminimit të komunave shqiptare appeared first on Telegrafi.