Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini nuk pret që me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, amvisëritë t’i kthehen ngrohjes me dru dhe me këtë të ketë rritje të ndotjes këtë dimër.

Nuredini, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e shpjegon këtë qëndrim duke thënë se propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nuk është përfundimtar dhe se shteti jep subvencione për inverterët, përdorimin e peletit apo mjete të tjera, si pompat e nxehtësisë dhe efikasitetit energjetik të objekteve.

“Së pari nuk është finalizuar propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, por kam dëgjuar se ka mundësi që rritja të jetë hap pas hapi, por për shumicën e qytetarëve çmimet mbeten të njëjta. Pra, ne nuk presim që familjet të përdorin një burim tjetër ngrohjeje. Natyrisht, tashmë në vend kemi subvencione të shumta: për inverterë, për përdorimin e peletit apo mënyra të tjera, si pompat e nxehtësisë. Duam që qytetarët të shfrytëzojnë subvencionet. Ne duam të inkurajojmë qytetarët që të zëvendësojnë përdorimin e ngrohjes së shtëpisë me dru apo materiale të tjera ndotëse. Në fakt, nuk mendoj se ndotja do të rritet këtë vit”, tha Nuredini.

I pyetur se si do të ndikojë në Axhendën e Gjelbër kriza energjetike dhe importi i qymyrit dhe naftës për prodhimin vendas të energjisë elektrike, Nuredini tha se tani kemi një krizë energjetike, e cila nuk është vetëm në vendin tonë dhe se çmimet nuk po rriten vetëm në vendin tonë por rriten në të gjithë Evropën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në të njëjtën kohë, ne si vend planifikojmë dhe punojmë, dhe tashmë kanë filluar disa projekte, për të investuar në energjinë e rinovueshme, që do të thotë diellore, të erës etj. Tani jemi edhe në fazën finale të procedurës së një tenderi i cili do të jetë themeli i strategjisë sonë energjetike në të ardhmen”, tha Nuredini.

Nuredini poashtu tha se inverterët kanë shumë efikasitet energjetik dhe ekologjik, vihet re se në 4 deri në 5 vitet e fundit Maqedonia ka një ulje të ndotjes së ajrit.

The post Nuredini: Edhe përkundër shtrenjtimit të rrymës, nuk pres që amvisëritë të përdorin ndonjë opsion tjetër për ngrohje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";