Qeveria ka miratuar Kontributin e Rishikuar Kombëtar në Marrëveshjen e Klimës së Parisit, duke vendosur si synimin e saj kombëtar ambicien për të arritur një ulje prej 51% të emetimeve të gazeve serë deri në vitin 2030 krahasuar me emisionet e vitit 1990, tha Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Siç theksoi ai, ky dokument strategjik është një kontribut i ri, më ambicioz në përpjekjet globale për të ulur emetimet e gazeve serë dhe përqendrohet në zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Ministri tha se kjo tregon edhe një herë angazhimin dhe kontributin e vendit në zbatimin e Agjendës së Gjelbër të BE-së dhe Planit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BE-së dhe mund të shërbejë si një instrument për investime të zgjeruara./Telegrafi/

Nuredini: Maqedonia deri në vitin 2030 pritet të ulë për 51 përqind emetimin e gazrave shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";