Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, gjatë pjesëmarrjes në forumin e gjashtë energjetik për Evropën Juglindore, tha se testimi i tregut të interkonjektorit me Greqinë do të përfundojë të hënën dhe shpreson që kontrata e ndërtimit të nënshkruhet nga në fund të vitit dhe maksimumi nga mesi i vitit 2024 RMV do të ketë furnizim me gaz nga Greqia.

Nuredini tha se Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë e pavarur nga gazi, dhe deri në vitin 2024 të mos jetë fare e varur nga gazi rus. Ai shtoi se për këtë arsye është duke punuar në interkonjektorin me Greqinë dhe ka investuar në terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropoli.

Duke qenë se forumi po mbahet në të njëjtën kohë me takimin e ministrave për energjetikë të BE-së, Nuredini u pajtua me qëndrimin e ministres shqiptare se përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor duhej të ishin në Bruksel.

Nuredini shpresoi që kolegët e BE-së nuk do ta harrojnë rajonin, dhe në të njëjtën kohë theksoi nevojën për strategji të përbashkët dhe bashkëpunim rajonal./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nuredini: Maqedonia nga viti 2024 do të furnizohet me gaz nga Greqia appeared first on Telegrafi.