
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po minon raportet e brishta ndërmjet dy vendeve, duke aluduar në deklaratën e kryeministrit se Bullgaria synim ka vetëm të fshijë identitetin dhe kulturën maqedonase.
Partia në pushtet drejtoi mesazhe se s’do të ndryshojnë qëndrim derisa në rikthim nuk marrin respektin bullgar.
“Fshirja e gjuhës dhe identitetit nga raporti i Parlamentit Evropian janë dëshmi se Bullgaria nuk e ka pasur çështjen tek vendosja e bullgarëve në Kushtetutë. Përkundrazi, ky është vetëm mjet për mohimin e plotë të shtetit. OBRM-PDUKM adreson porosi se nuk do të lëvizin asnjë milimetër pa u respektuar nga Bullgaria dhe garancia nga institucionet evropiane. Ky është keqpërdorim i BE-së nga ana e Bullgarisë dhe rrëmbim i procesit.”, – theksoi Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM.
Edhe kreu i socialdemokratëve, Venko Filipçe, është shprehur se deklarata e ministrit të Jashtëm të Bullgarisë nuk është në frymën e vlerave demokratike e as të civilizimit.
Retorika e ashpërsuar Shkup – Sofje erdhi pas shlyerjes së gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i progresit të Parlamentit Evropian. Me gjithë reagimet, kryeministri Mickoski është shprehur se institucionet e vendit do të vazhdojnë përkushtimin në zbatimin e reformave drejt BE-së.
The post OBRM-PDUKM: Bullgaria po e keqpërdorë BE-në, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së është mohim për shtetin tonë appeared first on Telegrafi.