OBRM-PDUKM caktoi edhe 16 kandidatë për kryetarë komunash

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv, OBRM-PDUKM caktoi 16 kandidatë të rinj për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të parashikuara më 19 tetor.

Këta janë kandidatët që OBRM-PDUKM i caktoi mbrëmë:

Sopishtë – Jane Micevski
Kërçovë – Aleksandar Jovanovski
Kriva Pallankë – Oliver Aleksovski
Mavrovë-Rostushë – Oner Jakupovski
Krivogashtani – Sasho Graorkovski
Shuto Orizari – Erdjan Demir
Krushevë – Niko Choneski
Valandovë – Gjoko Kamchev
Vinicë – Mitko Kostadinovski
Demir Hisar – Nikola Najdovski
Çeshinovë-Obleshevë – Jordan Kostadinov
Radovish – Ljupço Pochivalec
Çashkë – Dejan Andonovski
Prilep – Dejan Prodanovski
Strumicë – Petar Jankov
Negotinë – Marija Naceva

Komiteti Ekzekutiv vendosi që për Kumanovë dhe Qendër të mbështeten kandidatët që do të propozohen nga ZNAM.

Advertisement

“Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM, bazuar në analiza dhe sondazhe brendapartiake, ka vendosur se partia synon një tjetër fitore historike në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në zgjedhjet e ardhshme na pret një fitore e madhe, e pasuar nga shumë punë dhe përkushtim për secilin vend,” tha Gjorgji Sajkovski, sekretar i përgjithshëm i OBRM-PDUKM.

The post OBRM-PDUKM caktoi edhe 16 kandidatë për kryetarë komunash appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy