Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM dhe koalicionit do të ndërmarrë të gjitha procedurat demokratike dhe kuvendare që të parandalojë miratimin e ligjit për investime strategjike në energjetik, për të cilat, vlerësojnë se janë kriminale dhe paralajmëruan se do të dorëzojnë 40 amendamente.

“Dëshpërimi i LSDM-së vazhdon deri në ditën e fundit të qeverisjes së tyre. Sot në Komisionin për Çështje Ekonomike, LSDM-ja sërish do të përpiqet t’i shtyjë ligjet për investime strategjike në energjetikë. Këto janë ligje që shkaktojnë dëme dekadash në sektorin energjetik të Maqedonisë dhe shërbejnë vetëm për pasurimin e lidershipit më të ngushtë të LSDM-së”, thotë deputeti nga OBRM-PDUKM”, Bojan Stojanovski.

Nga atje vlerësojnë se Dimitar Kovaçevski, Mile Zaçeviq dhe Fatmir Bytyqi shohin interesat e tyre, siç tha ai, fitimprurëse ndërsa qytetarët paguajnë 50 për qind më të larta faturat e energjisë elektrike.

Nga atje shtojnë se qeveria njëherë i tërhoqi ligjet, por edhe përkundër vërejtjeve të ekspertëve, opinionit dhe Ministrisë së Ekonomisë, ajo përsëri i ktheu të njëjtat tekste me nënshkrues të tjerë, këtë herë me Fatmir Bytyqin dhe Kaja Shukova./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM do të dorëzojë 40 amendamente për ligjin për investime strategjike në energjetikë appeared first on Telegrafi.