Nga OBRM-PDUKM thonë se janë të gatshëm të diskutojnë për qeveri ekspertësh që do të udhëhiqet nga person mbi partiak, e që do të organizonte edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Posaçërisht para zgjedhjeve më mirë do ti vinte të kishte qeveri ekspertësh. E cila do të ketë kapacitet të ketë mbështetje më të gjerë e të ofrojë projekte reale për dalje nga kjo krizë të cilën Zaev nuk është i aftë ta menaxhoj. Kështu që nëse Qeveri ekspertësh me në krye një person që do të jetë i pranueshëm për të gjithë, figurë mbipartiak që mund ta udhëheq Qeverinë para deri në zgjedhje lokale, e më pas të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, ne jemi të gatshëm të flasim për koncept të tillë”, pohoi Antonio Milloshovski, OBRM-PDUKM.

Ndërsa lideri i Bashkmi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nuk pajtohet me deklaratën e partnerit të tij të LSDM-së kryeministrit Zoran Zaev që të formohet qeveri me opozitën.

Ahmeti thotë se roli i opozitës është të kritikojë pushtetin, kjo sipas tij ndodh në të gjitha vendet e botës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi e ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit i cil tha se nuk është një ide e re, dhe se kjo ka të bëjë me ridefinim e qeverisë, për të cilin partia e tij është e gatshme të diskutojë.


Zaev: Dua që opozita të bëhet pjesë e Qeverisë
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM e gatshme për Qeveri ekspertësh, Ahmeti kundër shkruan Telegrafi.