Para selisë së OBRM-PDUKM-së në Shkup mbështetësit e kësaj partie festojnë fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Sipas rezultateve të fundit të KSHZ-së, Gordana Siljanovska -Davkova ka arritur të fitojë 235.552 vota, ndërsa Stevo Pendarovski 111.703 vota nga 50% të vendvotimeve të numëruara.

Ndërkaq, sipas KSHZ-së, në zgjedhjet parlamentare OBRM-PDUKM ka arritur të fitojë deri tash 59 mandate, kundrejt LSDM-së e cila ka arritur të fitojë 18 mandate, 1 më pak se Fronti Evropian.

Kujtojmë se mandate ka arritur edhe koalicioni VLEN 13, E majta e Dimitar Apasievit 6 dhe ZNAM 5, por ende nuk janë numëruar të gjitha vendvotimet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM feston fitoren e dyfishtë në Shkup appeared first on Telegrafi.