Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, filloi mbledhjen e firmave për formimin e shumicës së re. Nga partia e Hirstijan Mickoskit thonë se janë në proces të grumbullimit të 61 nënshkrimeve. Deri më tani kanë nënshkruar deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe ata të koalicionit Aleanca-Alternativa. Alsat tentoi të marr qëndrimin e Mickoskit i cili gjatë ditës qëndroi në Kuvend, por i njëjti nuk u ndal për prononcim.

Ndërkohë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nuk mbështet siç i quajti akrobacionet dhe se sipas tij largimi i Zaevit do të hapte kutinë e Pandorës.

“Unë nuk dua të flas për situata hipotetike sepse çdo zgjidhje tjetër do të hapte kutinë e Pandorës. Unë nuk jam për akrobacione në këto momente kaq të rëndësishme për zhvillimet dhe proceset që ndodhin në vend”, tha Ali Ahmeti.

Partneri i koalicionit qeveritar me LSDM-në, Partia Liberal Demokrate kërkon veprim urgjent dhe të guximshëm të socialdemokratëve. Goran Milevski thotë se vonesat mund të sjellin një situatë të re.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shihet qartë se shumë po humbet kohë për të kumtuar mandatarin e ri dhe po paraqiten situata të reja të cilat ne vend të Qeverisë mund të na çojnë në zgjedhje të reja parlamentare”, u shpreh Goran Milevski, Kryetar i PLD-së.

Nga LSDM-ja sot njoftuan se akoma vazhdojnë konsultimet për riorganizimin e partisë. Sipas kësaj partie, dorëheqja e Zaevit nënkupton dorëheqjen e gjithë udhëheqjes partiake.

“Lidhur me spekulimet e dala në opinion, duam të ju njoftojmë se në përputhje me dispozitat statutare, me dorëheqjen e kryetarit të partisë pason dorëheqja e gjithë udhëheqjes partiake”, njoftojnë nga LSDM.

Në opinion vazhdojnë të lakohen emra të cilët mund ta zëvendësojnë Zaevin, në mesin e tyre është Lupço Nikollovski dhe Nikolla Dimitrov, ndërsa së fundi përmendet edhe emri i ambasadorit në NATO, Dane Talevski./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM fillon mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e qeverisë shkruan Telegrafi.