Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “edhe pas nëntë muajsh nga kriza e coronavirusit, Filipçe nuk e din se çfarë po ndodh. Sipas statistikës së djeshme të Ministrisë së Shëndetëisë, 1.238 familje kanë humbur të dashurit e tyre”.

“A është i vetëdijshëm Filipçe se kjo nuk është vetëm numër, bëhet fjalë për fate njerëzore. Rekordet e zeza të Filipçe e vendosën Maqedoninë në vendin e pestë nga 33 vendet evropiane për nga vdekje me 19 të vdekur në 100 mijë banorë”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se Filipçe fokusin e ka te bizneset e tij dhe të Zaev.

“Pse të infektuarit në spitalet publike nuk i jepet terapi që është në spitalet private. Pyesim pse qytetarët mbledhin donacione në Facebook për t’u shëruar në klinikë private. Filipçe për nëntë muaj nuk u përgjigj për asgjë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shtojnë se ministri Filipçe duhet të japë dorëheqje dhe të mbajë përgjegjësi./Telegrafi/

OBRM-PDUKM ia përmend Filipçe 1.238 familjet që kanë humbur të afërmit nga COVID-19 shkruan Telegrafi.