OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe që moti e kanë humbur kontrollin mbi pandeminë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM e ka akuzuar pushtetin në lidhje me menaxhimin me pandeminë COVID-19.

Nga kjo parti thonë se Zaevi dhe Filipçe ka kohë që e kanë humbur kontrollin e situatës me pandeminë COVID-19/

“Numri i të infektuarve po i afrohet 20.000 njerëzve, gjegjësisht 10 herë më shumë sesa bindjet e Filipçes. Çdo ditë kemi numër treshifror të njerëzve të infektuar, ndërsa pushteti nuk ka asnjë plan dhe as një strategji për të qetësuar situatën”.

“Paaftësia e Zaevit dhe Filipçes është arsyeja pse aktualisht kemi rreth 1000 raste aktive të njerëzve të sëmurë me COVID-19 në Shkup. Edhe pjesa tjetër e vendit është e përmbytur ku kemi mbi 1.500 raste aktive. Maqedonia po zhytet në infektim. Më fajtorët për këtë janë Zoran Zaev dhe Venko Filipçe”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

Sipas tyre në fushën e ekonomisë – qytetarët nuk kanë para, 40.000 kanë humbur punën, ndërmarrjet nuk kanë marrë ndihmë, por kjo është arsyeja pse kanë fituar kompanitë e Nina Angellovskës dhe Zoran Zaevit./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe që moti e kanë humbur kontrollin mbi pandeminë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy