OBRM-PDUKM-ja sonte në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv miratoi listat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Anëtari i këtij komiteti, Timço Mucunski, në deklaratë për media tha se kjo listë do të jetë fituese dhe se presin mbështetjen e popullit.

“Bartësit e listave fituese janë: Në njësinë zgjedhore 1 është kryetari ynë, Hristijan Mickoski dhe presim mbështetje të madhe dhe fitore të madhe. Në njësinë zgjedhore 2 është kolegu im dhe miku im Vllado Misajllovski. Në njësinë zgjedhore 3 është Dragan Kovaçki. Në njësinë zgjedhore katër është nënkryetari Aleksandar Nikolloski. Në 5 është sekretari gjeneral i OBRM-PDUKM-së, Gjorgjija Sajkoski dhe në 6 ku presim dominim në raport me LSDM-në është Dafina Stojanovska”, tha Mucunski.

Sipas tij, pas zgjedhjeve, Maqedonia do të jetë sërish në duart e popullit dhe institucionet do të jenë funksionale, kurse sistemi do të normalizohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Populli kërkon dhe pret përgjegjësi, kërkon dhe pret parime dhe kthim të vlerave të politikë”, tha mes tjerash Mucunski./Telegrafi/

OBRM-PDUKM-ja miratoi listat për deputetë shkruan Telegrafi.