Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Gjorgji Sajkoski sot njoftoi se për tetë ditë, me iniciativë të kësaj partie janë siguruar 100.000 nënshkrime kundër procesit të regjistrimit të popullsisë.

Ai tha se janë penguar nga qeveria, në lidhje me iniciativën e tyre për mbledhjen e nënshkrimeve.

“Përkundër pengesave të shumta nga qeveria, në vetëm 8 ditë, 100,000 qytetarë dhanë nënshkrimet e tyre për një regjistrim të vërtetë dhe evropian, në kundërshtim me atë që dëshiron ta organizojë qeveria, në një mënyrë të dhunshme, me qëllim politik. Qytetarët kanë vendosur, nuk duan regjistrim politik, duan regjistrim si një operacion statistikor”, ka deklaruar Sajkoski.

Ndryshe, procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka filluar sot, ndërsa do të zgjasë deri më 21 prill./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Janë mbledhur 100 mijë nënshkrime për anulimin e regjistrimit shkruan Telegrafi.