Opozita maqedonase OBRM-PDUKM e akuzon Zaevin se vë përsëri në tryezë hapjen e Kushtetutës dhe premton gjëra për të cilat nuk ka pëlqim nga populli.

OBRM-PDUKM kërkon nga Qeveria të njoftojë propozimin e paraqitur nga kryeministri Zaev për palën Bullgare.

“U njoftua gjithashtu se Zaev i kishte paraqitur një propozim qeverisë Bullgare. Publiku ka të drejtë të dijë se çfarë propozimi dhe çfarë dhurate po i ofron Zaev kësaj here Sofjes zyrtare. A nuk u negociua vetëm propozimi portugez? Zoran Zaev me çdo deklaratë të re shet gjithnjë e më shumë, pozicionet e shtetit me Zaev janë lëkundur përgjithmonë. A përmban propozimi i Zaev gjëra që shesin identitetin dhe historinë. Zaev, përmes deklaratave të tij, minon përgjithmonë pozicionet e Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se mbetet e hapur çështja cilët janë pesë personalitetet historike, për të cilat ka pajtueshmëri në mes komisioneve historike për të cilat Zaev negocion./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM kërkon nga Qeveria të publikojë propozimin që Zaevi i ka dhënë Bullgarisë shkruan Telegrafi.