Partia opozitare OBRM-PDUKM nëpërmjet procedurës kuvendore kërkon rritje të pensioneve për 20% dhe harmonizim të pagave në përputhje me koeficientin e rëndësisë së vendeve të punës.

Nga kjo parti thonë se gjatë ditës së djeshme kanë parashtruar zgjidhje ligjore për rritjen e pensioneve për 20 përqind.

“OBRM-PDUKM gjatë ditës së djeshme ka parashtruar zgjidhje ligjore për rritjen e pensioneve për 20%. Me këtë vlerësojmë se pranuesve të pensioneve do t’u ndihmohet gjatë krizës, kurse të hyrat e tyre do të jetë në përputhje me shpenzimet për jetë”.

“Në mënyrë shtesë propozojmë edhe harmonizim të pagave me pagën minimale, zgjidhje të cilën e mundësojmë me amendamente për Ligjin për pagë minimale. Me këtë mësimdhënësit në arsimin fillor dhe atë të mesëm do të marrin pagë prej 45 mijë denarë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

OBRM-PDUKM kërkon rritjen e pensioneve dhe harmonizimin e pagave shkruan Telegrafi.