Nga OBRM-PDUKM thonë se Këshilli Gjyqësor emëroi një gjyqtar të BDI-së për kryetar të Gjykatës Supreme.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se e gjithë kryesia LSDM-së është peng i BDI-së dhe bën çfarë të dojë BDI-ja.

“Si mund të ketë luftë efektive kundër korrupsionit kur aktorët kryesorë në qarqet gjyqësore dhe prokuroriale janë bandat e BDI-së dhe LSDM-së?

Lufta e LSDM-së është një luftë për strukturat kriminale në drejtësi që janë nën kontrollin e tyre dhe që synojnë shpëtimin e të afërmve të tyre në procedim penal. LSDM është nervoz për sulmet ndaj OBRM-PDUKM-së, sepse ne i kemi shpallur luftë kriminelëve në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ata në gjyqësor”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“LSDM është mësuar me gjyqtarë si Nakje Georgiev, Ilija Trpkov, Daniela Aleksovska Stojanovska dhe prokurorë si Ixhet Memeti. Prandaj lufta është për mbrojtjen e njerëzve si ata, të cilët ndjekin urdhrat”, thonë nga OBRM-PDUKM.

The post OBRM-PDUKM: Këshilli Gjyqësor që e mbron LSDM-ja, ka vendosur gjykatës të BDI-së kryetar të Gjykatës së Lartë appeared first on Telegrafi.