Kovaçevski ende po heshtë dhe nuk i demanton informacionet se ndryshimet kushtetuese përfshijnë edhe kthimin e Maqedonisë në shtet binacional, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Nuk ka mohim se Kovaçevski dhe Ahmeti kanë dakorduar ridefinimin e Maqedonisë si shtet, të bëhet një shtet binacional, disa bashkësi, të cilat tani janë pjesë e popujve në Preambulë të Kushtetutës së Maqedonisë dhe gjithë të tjerët të jenë pakicë sipas regjistrimit të fundit.

Është e qartë qëndrimi që Kovaçevski ka ndaj BDI-së, nga ku merr kompensimin financiar, por duhet të zgjasë edhe disa muaj, që të mos i bëhet dëm shtesë identitetit maqedonas”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se qeveria e ardhshme e OBRM-PDUKM-së nuk do të lejojë që Maqedonia të bëhet shtet binacional./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Kovaçevski nuk e mohon, ndryshimet kushtetuese a përfshijnë shtetin binacional? shkruan Telegrafi.