OBRM-PDUKM: LSDM dhe Filipçe duhet të ndalojnë së spiunuari Maqedoninë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM sot ka akuzuar LSDM-në për spinum të Maqedonisë dhe se po shpikin probleme që nuk ekzistojnë.

“LSD dhe Filipçe duhet të ndalojnë së spiunuari Maqedoninë dhe të shpikin probleme që nuk ekzistojnë, të nxitura nga Bullgaria”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj deklaratave të LSDM-së.

Nga atje thonë se LSDM dhe Filipçe janë zgjatimi më i mirë i politikave shoviniste të Sofjes.

“Në vend që të pranojnë dorën e zgjatur të Presidentit Mickoski, LSD dhe Filipçe po mendojnë se si ta shfrytëzojnë vendin”, thuhet në reagim.

Advertisement

OBRM-PDUKM beson se “ajo që po shohim tani është një vazhdim i politikave të Zaevit dhe Bojko Ljubavit, kjo nuk është gjë tjetër veçse një shitje e shtetit.

“Është mirë që Filipçe e demaskoi plotësisht veten sot, të gjithë mund të shohin se cilat janë qëllimet e tij të vërteta dhe si do të vepronte nëse do të ishte në pushtet. Filipçe do të jetë Zaev 2.0”, shtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: LSDM dhe Filipçe duhet të ndalojnë së spiunuari Maqedoninë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy