Nga OBRM-PDUKM theksojnë se LSDM po humbet në anketa dhe kështu do të jetë edhe në zgjedhje e ardhshme ku do të pësojnë humbje të madhe.

“Kjo do të jetë përgjigja më e mirë e për politikat katastrofale që i udhëheq qeveria LSDM dhe BDI. Ajo që OBRM-PDUKM ka dyfish mbështetje më shumë kundrejt LSDM-së, është rezultat i kataklizmës ekonomike që ndodh në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Maqedonia ka pasur rënien më të madhe të BVP-së në vitin 2020 në krahasim me vendet e rajonit dhe se Maqedonia është në fund sa i përket investimeve të huaja.

“Vetëm vitin e kaluar janë mbyllur 7.000 firma dhe tashmë 3 vjet me radhë kemi rënie në indeksin të numrit të punëtorëve në industri”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: LSDM po humb në anketa, kjo është për shkak të dështimit në ekonomi dhe varfërimit të qytetarëve appeared first on Telegrafi.