Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se propozimi i Zoran Zaevit për qeveri të zgjeruar është lëvizje që nuk kalon.

Ata thonë se Zaevi është njeri i frikësuar dhe qeveria e tij është e varur për fije.

“Njerëzit gjithnjë e më shumë po kundërshtojnë regjimin hibrid të LSDM, siç tregojnë sondazhet e fundit. Zoran Zaev do të pësojë një humbje bindëse. I frikësuar nga vlerësimi i ulët, Zoran Zaev po përpiqet të ndërhyjë në OBRM-PDUKM përmes lojërave në gjykatë së bashku me ish-zyrtarët e OBRM-PDUKM”.

“Çdo iniciativë pas së cilës është konfirmuar se Zaev qëndron drejtpërdrejt, nuk do të shpëtojë qeverinë e tij, e cila tashmë mezi po funksionon”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Me propozimin për qeveri të zgjeruar, Zaevi tregon se është i frikësuar shkruan Telegrafi.