
Sipas 99.94 përqind të votave të votuesve në 3.472 nga gjithsej 3.474 vendvotime, OBRM-PDUKM do të ketë kryetarë komunash në 32 komuna, të zgjedhur në rrethin e parë.
Të dhënat e përpunuara tregojnë se në raundin e parë, koalicioni VLEN në pesë komuna, AKI në katër komuna dhe LSDM ka fituar në tre komuna.
Koalicioni VLEN në garën për kryetar komunash në rrethin e parë kryesoi në Haraçinë, Zhelinë, Saraj, Çair dhe Tearcë.
AKI ka fituar në Gostivar, Likovë, Plasnicë dhe komunën e Çashkës në raundin e parë.
Përndryshe, zgjedhjet dështuan në tre komuna – Qendër Zhupë, Vrapçisht dhe Mavrovë Rostushë, sepse të paktën një e treta e votuesve të regjistruar nuk dolën në votime./Telegrafi/
Advertisement