Në konferencë për shtyp, Igor Nikollov nga OBRM-PDUKM tha se partia e tij nuk do të mbështesë Ligjin për Qendër klinike.

Sipas tij, LSDM dhe qeveria e udhëhequr nga kjo parti vazhdojnë me konceptin e demontimit të sistemit shëndetësor.

“Në vend të analizës për gjendjen e re në shëndetësi me epideminë, në vend të vërtetimit të nevojave dhe prioriteteve të
sistemit shëndetësor, këto ditë SLDM dëshiron të zbatojnë projektin që për çdo ditë e paralajmërojnë dhe kjo është Qendra e re klinike. Përforcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor është prioritet për të gjithë. Ky përforcim nuk duhet të bëhet me proces jotransparent dhe me ligj vetëm me 9 nene, që nuk siguron detaje”, tha Nikollov.

Ai tha se qeveria propozon ligj për Qendër klinike dhe nuk ka zgjidhur çështjet pronësore juridike në atë vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tyre, ndërtimi i Qendrës së re klinike është burim korrupsioni./Telegrafi/

OBRM-PDUKM nuk do ta mbështesë Ligjin për Qendër klinike shkruan Telegrafi.