OBRM-PDUKM: Pas tragjedisë në Koçan, përdorimi i mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura u ndalua plotësisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM po e keqpërdor brutalisht dhe në mënyrë të dukshme tragjedinë në Koçani, me përpjekje të dëshpëruara për të hedhur rërë në sytë e publikut dhe me gënjeshtrat e tyre për të errësuar të vërtetën, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

“Ndryshe nga qeveria e mëparshme, tani ekziston një hetim gjithëpërfshirës dhe i plotë për tragjedinë në Koçan, ku përfshiheshin ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë, disa prej të cilëve janë në paraburgim, dhe kjo është provë se tani ka përgjegjësi dhe jo-selektivitet. Qeveria e OBRM-PDUKM-së, ndryshe nga qeveria e mëparshme, ka miratuar një sërë ndryshimesh ligjore që ndalojnë plotësisht përdorimin e piroteknikës në hapësira të mbyllura, me qëllim parandalimin e improvizimeve që do të rezultonin në aksidente në të ardhmen”, thuhet në ragim.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se sanksionet për shkeljen e këtij ndalimi janë rritur në mënyrë drastike, por është vendosur edhe përgjegjësi e rreptë për praninë e paligjshme të të miturve pas mesnatës në lokalet e hotelerisë, me qëllim mbrojtjen e popullatës së re./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Pas tragjedisë në Koçan, përdorimi i mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura u ndalua plotësisht appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy